Mediat që nuk paraqesin asnjë sukses të FFK-së, a meritojnë të merret dikush me ta kur kritikojnë?!
Jane disa media ne Kosove te cilat e kane vendosur “tabele qitjesh” Federaten e Futbollit te Kosoves, rrjedhimisht edhe futbollin ne pergjithesi, kjo pasi qe çdo “faull” brenda ketij komuniteti qe ka mbi 34 mije anetare, qofte ate edhe diku ne Prizren ku nje refer ben nje gabim gjate ndeshjes, qofte kur nje futbollist i kombetares humbet ndonje rast balle perballe me portierin, apo dicka te ngjashme, e qajne “gerrmazin” duke bertitur, FFK e kriminalizuar, por, quditerisht nuk e kane as edhe me te voglen deshmi se ne FFK ndodhe krim.
Asnje, asnje te vetmen argument per keqperdorime te presidentit sidomos, sepse mundimin e kane me z. Agim Ademi, te parin e FFK-se, nderkohe qe vjellin perdite vrere mbi kete institucion ne sherbim te rinise tone.
Nje argument interesant, qe perseritet perdite kur nga FFK ka lajme te mira, mund ta paraqesim diten kur ky institucion shpernau nje njoftim se njerezit e UEFA-se kane qene ne zyrat e tyre dhe kane vleresuar larte nivelin e vleresimit te trajnereve, duke paralajmeruar se ne prill startojne edhe me licensen A, nje e arritur padyshim per tu duartrokitur.
Ne kemi bere “screen shot” artikujt e rubrikes se sportit te dy portaleve, “Gazetes Zeri dhe GazetaMetro”, te cilat sado qe kane mbetur te vetmuar kohet e fundit, nuk ndalojne se nxjerruri “llum” ne portalet e tyre per Federaten e Futbollit te Kosoves, nuk e kane nxjerre as edhe nje njoftim minimal per viziten e UEFA-se ne Prishtine, ne ambientet e FFK-se, e lere me te percjellin fjalet e shtepise evropiane te futbollit per FFK-me, qe ishin me nota te larta, pozitive.
Gazeta “Metro” e cila perdite vjelle “vrere” mbi FFK-ne, si gjithmone, saher qe ka lajme te mira dhe suksesi nga ky institucion, i mbylle sy e veshe!
Gazeta “Zeri” e cila madje, diten kur FFK ka njoftuar per lavderatat nga ana e UEFA-se (19 Janar), nuk ka publikuar asnje lajm te vetem per sportin.
Tani para ketyre fakteve dashakeqe, shtrohet pyetja, a ja vlene qe jo vetem FFK, por te gjitha institucionet sportive e jo sportive, te merren e t’u arsyetohen mediave te cilat per qellim, vetes nuk ia kane vene informimin, por arritjen e qellimeve te tyre apo te grupeve te cilave u takojne, permes keqinformimit.