Mediat në Izrael: Nasrallah ishte në bunker gjatë sulmit, vështirë të ketë mbijetuar
Gati dy orë pas sulmit me raketa mbi disa godina që përdoreshin si qendra e Hezbollahut në Bejrut të Libanit, fati i liderit Sayyed Hassan Nasrallah është ende i paqartë.
Reuters, duke cituar burime nga Hezbollah raporton se Nasrallah është ende gjallë.
Edhe Agjencia e Lajmeve Tasnim, e kontrolluar nga Irani kanë raportuar se ai i ka mbijetuar sulmit.
Mediat në Izrael raportojnë se gjasat janë që Hasrallah të ketë humbur jetën.
“Zyrtarët izraelitë dyshojnë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte në bunkerin e shënjestruar në bombardimet e fundit dhe kushdo brenda do ta kishte shumë të vështirë për t’i mbijetuar një sulmi të tillë”, shkruan Jerusalem Post.
Gjashtë godina shumëkatëshe u sheshuar nga sulmi izraelit me raketa, pasditen e sotme në Bejrut të Libanit.