Mediat italiane: Conte, trajner ideal për Milanin

Mediat italiane: Conte, trajner ideal për Milanin

AC Milan tashmë është në kërkim të trajnerit të ri.

‘Rossonerët’ dhe trajneri Stefano Pioli, në fund të këtij sezoni, do të ndajnë rrugët.

Klubi nga ‘San Siro’, i cili ka dështuar në Serie A dhe në garat evropiane këtë sezon të garave, synojnë që sa më shpjete të gjejnë trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte, sipas mediave italiane, është trajneri më i mundshëm për të marr ‘timonin’ e milanistëve.

“Antonio Conte është zgjedhja më e mirë për Milanin”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, në opsion për të marrë drejtimin e Milanit është edhe Thiago Motta, i cili po bën një sezon të madh me Bologna-n.

Share This