
Mediat iraniane: 78 të vdekur
78 persona kanë vdekur në sulmin izraelit në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve NTB, duke iu referuar mediave iraniane.
Raportohet se 329 persona të tjerë u plagosën në sulm.
Izraeli të premten, ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Iran, duke goditur objektiva të ndërlidhura me programin bërthamor të vendit. Sulmet kanë ngritur ndjeshëm rrezikun e një lufte të gjithanshme mes dy rivalëve të vjetër të Lindjes së Mesme.