Mediat gjermane zbulojnë planin e bujshëm francez për stolin e Bayernit

Mediat gjermane zbulojnë planin e bujshëm francez për stolin e Bayernit

Në krye të listës së kampionëve gjermanë në fuqi, është Xabi Alonso, zbulimi i sezonit me Bayer Leverkuzenin, i cili megjithë vlerën më të ulët të skuadrës që drejton, është përpara në renditje me 10 pikë dhe do të përfundojë duke i rrëmbyer titullin Bajernit në Bundesligë.

Sidoqoftë, “sirenat” angleze të Liverpool-it janë mbi trajnerin spanjoll, në kërkim të trashëgimtarit të Jurgen Klopit.

Për këtë arsye, sipas “Sport Bild”, bavarezët po eksplorojnë edhe horizonte të tjera. Zinedin Zidan është gjithashtu ndër profilet e vlerësuara. Gjithashtu, sepse Frenk Ribery, ish-shoku i kombëtares dhe mik i “Zizou”, pritet të rikthehet në Gjermani sezonin e ardhshëm (do të largohet nga Salernitana) me idenë për të drejtuar një ekip të të rinjsh në Bavari.

Gazeta gjermane bën me dije se prania e bashkatdhetarit mund ta lehtësonte operacionin, duke e futur në stafin e Zidanit, në vend të ekipit të të rinjve.

Pra, Ribery ndoshta mund ta ndihmonte ish-trajnerin e Real Madridit me gjuhën, një pengesë e mundshme në procesin bindës që do të duhej të zbatohej në rastin kur Bayern Munich me të vërtetë dëshiron të punësojë Zidanin.

Share This