Mediat gjermane: Bayern- Alonso, nisin negociatat
Bayern Munich ka nisur kontaktet fillestare me Xabi Alonson, për të zëvendësuar Thomas Tuchel në bankinën e ‘bavarezëve’.
Sipas medieve gjermane, Bayern është i gatshëm të shpenzojë nga 15 deri në 25 milionë euro për të liruar spanjollin, i cili është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor të vitit 2026.
Sipas asaj që raportohet nga ‘Sky Sport Deutschland’, i zgjedhuri për sezonin e ardhshëm është Xabi Alonso, arkitekti kryesor i mrekullisë së Bayer Leverkusen.
Siç raportohet, bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar, edhe pse trajneri spanjoll nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
Megjithatë, Bayern, pasi foli me të dhe përfaqësuesit e tij, duket se ka vendosur edhe më shumë të fokusohet tek ai, pavarësisht një klauzole prej 15-25 milionë eurosh.
Nëse Xabi Alonso zgjedh të largohet nga Leverkusen, ai do ta bëjë këtë për Bayernin, duke preferuar atë para Liverpool-it, një tjetër klub i interesuar për spanjollin.