Media rumune e mahnitur me reprezentuesin e Kosovës! Rrahmani: Shpresoj që do të shënojë 20 gola

Media rumune e mahnitur me reprezentuesin e Kosovës! Rrahmani: Shpresoj që do të shënojë 20 gola

Rapidi dje ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Hermannstadt, në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit rumun.

Golat i shënuan reprezentuesit e Kosovës, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.

Rapidi zë vendin e dytë me 48 pikë e ka 6 më pak se lideri Steaua.

“I rikthyer së fundmi te Rapid pas një lëndimit në gju që e mbajti për disa muaj larg fushës, Albion Rrahmani la sërish përshtypje me fanellën bardhë e vishnje.

Lojtari nga Kosova ka pohuar në një intervistë për “Orangesport” se ka pritur që ndeshjet ndaj skuadrave në fund të tabelës të ishin të lehta, por duelet dolën më të vështira nga sa e kishte imagjinuar ai”, shkruan “sport.ro”..

Rrahmani ka shprehur bindjen se Rapid do të arrijë ta fitojë titullin në fund të këtij sezoni.

“Së pari do të doja të fitoja titullin dhe shpresoj që do të shënoj 20 gola apo edhe më shumë se 20. Është e rëndësishme për ne sepse fituam çdo derbi, fituam ndeshjet dhe kjo është mirë për ne. Tashmë i njohim, i analizojmë shumë mirë dhe shpresoj që në play-off të luajmë edhe më mirë. Kur erdha këtu në Rumani, mendoja se kur të luajmë me vendin e 10-të do të jetë e lehtë, por jo, këtu çdo ndeshje është e vështirë”, tha mes të tjera Rrahmani

Reprezentuesi i Kosovës ka fjalë të mira për skuadrën e njohur rumune.

“Këtu në Rapid është shumë mirë. Kur erdha këtu më pritën si në familje, familja ime e dytë, më pritën shumë mirë dhe tifozët janë të jashtëzakonshëm. Të gjithë e shohin atë që bëjnë tifozët në çdo ndeshje, të cilët janë të palodhur për 90 minuta dhe kjo na jep një atmosferë shumë të mirë. Pastaj është një grup shumë i mirë, të gjithë japin njëqind për qind dhe shpresoj të fitojmë diçka në fund të këtij kampionati”, tha Albion Rrahmani.

Share This