“Më trajtoi si fëmijën e tij”, ish-lojtari i Liverpool: Më dolën lot nga sytë për Klopp
Jurgen Klopp, njoftoi në mënyrë të befasishme se në fundin e këtij sezoni do të mbyllë aventurën në Angli te Liverpool.
Gjermani që është në krye të “The Reds” prej vitit 2015, ia doli të fitonte gjithçka me Liverpoolin dhe e konsideron të mbyllur ciklin e tij më këtë skuadër.
Ky lajm, preku shumë tifozë të të kuqve të cilët kanë një raport të shkëlqyer me Klopp. Por, këtë njoftim të Klopp duket se e vuajti edhe ish-lojtari i Liverpool, Naby Keita. Mesfushori që është aktualisht pjesë e Ëerder Bremen theksoi se nuk i mbajti dot lotët kur mësoi për lamtumirën e Klopp.
“Klopp më priti te Liverpool si fëmijën e tij dhe unë e kam parë gjithnjë si babain tim. Unë nuk merrem me rrjetet sociale dhe kur më lajmëruan për vendimin e Klopp, nuk munda t’i mbaja lotët. I uroj më të mirën për të ardhmen. Është e pamundur të përshkruash një person si Klopp. Ai nuk më zhgënjeu kurrë dhe së bashku fituam trofe”, u shpreh Keita.