“Më thonë pijanec dhe nuk bëj si qaraman”, mesfushori i Villarral i përgjigjet Vinicius
Vinicius Junior, lojtari i Real Madrid ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, teksa foli si e ka përjetuar ai racizimin e hasur në Spanjë.
Braziliani, theksoi se racizmi po i “vriste” pasionin, madje nuk munguan edhe lotët nga ana e sulmuesit. Por, ky veprim nuk i ka pëlqyer mesfushorit të Villareal, Dani Parejo i cili u shpreh se edhe atë e shajnë në fushë, por zgjedh të mos reagojë kundër spektatorëve.
“Vini është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë i bukur për t’u parë. Por, duhet të mendojë më shumë për lojën dhe jo për t’iu përgjigjur tifozerisë.
Kur luan për Realin nuk është e lehtë dhe tifozët provokojnë, por nuk duhet reaguar. Mua më thonë pijanec, por zgjedh të heshtë pasi përndryshe mund të gaboj”, u shpreh Parejo.