“Me Simeonen deri në vdekje”, mesfushori: Shkatërrohemi nëse nuk e ndjekim trajnerin!
Atletico Madrid avancoi në çerekfinalet e Champions League teksa eliminoi Interin pas goditjes së penalltive me dy ndeshjet që në total prodhuan barazimin 2-2.
Tashmë, Atletico kthen vëmendjen nga çerekfinalja ku i pret Borussia Dortmund.
Mesfushori i kryeqytetasve, Marcos Llorente theksoi se skuadra është e gjitha pas trajnerit Diego Simeone. Llorente, shtoi se të gjithë besojnë tek “cholismi” si e vetmja mënyrë për të arritur te objektivi.
“Sa besojmë te “cholismi” nga 1 deri në 100? Sigurisht që 100! Nëse ne nuk e ndjekim Simeonen në udhëzimet e tij atëherë jemi të shkatërruar”, u shpreh Llorente.