“Më i miri i gjeneratës”, qytetarët tregojnë se pse duhet votuar Bashkim Ramosaj për deputet
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj është një ndër kandidatët për deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 55.
Ramosaj pas punës së madhe në Deçan, është gati ta ndihmojë popullin e Kosovës edhe si deputet.
Përmes një video të bukur, qytetarët kanë treguar se si e shohin Ramosajn, duke e konfirmuar se të gjithë duhet t’ia besojnë votën.
“Unë Bashkimin e njoh që nga fëmijëria, jemi kanë shokë të ngushtë, kemi pasur aktivitete të ndryshme”, thotë shoku i tij Bedri Ramosaj.
Fjalë të mëdha kishte edhe mësuesja e tij Hyse Cacaj, që për Bashkimin deklaroi se ishte më i miri i gjeneratës.
“Ishte nxënës i shkëlqyeshëm, më i miri i gjeneratës. Ishte djalë punëtor, i sjellshëm, ishte fëmijë me të gjitha të mirat”, nënvizoi ajo.
Ndërkohë, edhe qytetarët e tjerë kishin fjalë të shkëlqyeshme për kryetarin e Deçanit.
“Shtëpia e Bashkimit dhe disa shtëpi të tjera ishin vendtakim i organizimeve tona ilegale”, tha Drita Zukaj
“Bashkimin e kujtoj si student të mirë dhe përkushtueshëm”, shtoi Agim Berisha.
“Pata fatin ta njoh në kohët e vështira dhe e dëshmoi vetën në luftë”, u shpreh Maliq Ndrecaj.