“Më duhet të veçoj Yildiz”, Del Piero: Juventus është rikthyer me “këmbë në tokë”
Alessandro Del Piero rikthehet të flasë për Juventusin e tij.
Ish-kapiteni legjendar i bardhezinjve, thekson se një trofe do të ndihmonte në rritjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm ndërsa shtoi se Kenan Yildiz e meriton fanellën me numrin 10.
“Juventusi ka pasur shumë probleme në vitet e fundit dhe këtu nuk po flas vetëm për fushën e lojës. Vitin e shkuar e lavdërova shumë punën e Allegrit dhe lojtarëve pasi ia dolën shumë mirë mes shumë problematikave që nuk lidheshin vetëm më fushën.
Sa i takon sezonit aktual, unë them gjithnjë se llogaritë bëhen në fund. Pati zhgënjim pas disfatës me Inter dhe në momentin që zikaltërit u shkëputën në kampionat.
Por, pas një periudhe të mbushur me shumë probleme, mendoj se skuadra më në fund është rikthyer të vlerësojë objektivat e fillimit të sezonit, pra kualifikimi në Champions dhe promovimi i të rinjve.
Nëse skuadra më pas fiton Kupën e Italisë, mendoj se panorama e sezonit ndryshon dhe ndoshta do të kishte më pak zhgënjim.
Të rinjtë dhe e ardhmja e Juventus- Nga të rinjtë ai që më pëlqen më shumë është Kenan Yildiz. Ka treguar shumë gjëra të veçanta në fushë, ndërsa nuk mund të mos përmend edhe Miretti apo Fagioli. Të rinjtë e Juventus mendoj se do t’i shërbejnë edhe kombëtares. Ka edhe të tjerë që kanë shumë vlera, por t’i lejojmë të rriten të qetë dhe pa shumë presion”, u shpreh Del Piero.