Me “Art nga Burgu”, të dënuarat mund t’i shesin veprat artistike

Me “Art nga Burgu”, të dënuarat mund t’i shesin veprat artistike

Një memorandum bashkëpunimi i nënshkruar sot mes drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani e drejtoreshës së organizatës “Monumenta, Doruntina Ukimeri, do t’u mundësojë të dënuarave që të realizojnë vepra arti e të njëjtat t’i shesin.

Kjo sipas SHKK-së, do t’iu mundësojë të burgosurave mbështetje financiare e edhe do t’i ndihmojë ato në lehtësimin e integrimit në shoqëri, pas lirimit.

“Ky memorandum ka për qëllim përfshirjen e të burgosurve në aktivitete artistike, me fokus të veçantë te gratë e dënuara. Përmes projektit “Art nga Burgu”, do të krijohen dhjetë vepra artistike nga të dënuarat, duke iu ofruar atyre një mundësi për t’u angazhuar në krijimtari dhe vetëpërmirësim. Një aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është mundësia që të dënuarat të shesin veprat e tyre artistike gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Kjo jo vetëm që do t’iu mundësojë një mbështetje financiare, por edhe do t’i ndihmojë në lehtësimin e integrimit në shoqëri pas lirimit”, thotë Shërbimi Korrektues i Kosovës, raporton rtk.

Përmes këtij memorandumi, palët synojnë të promovojnë rehabilitimin dhe integrimin e të dënuarve në shoqëri përmes artit dhe kreativitetit.

Share This