Më 18 korrik nis gara ndërkombëtare në basketboll FIBA 3×3 Challenger
Për herë të tretë në Kosovë, nga data 18 deri më 21 korrik, do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll FIBA 3×3 Challenger, ka njoftuar MKRS-ja në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në këtë ngjarje të basketbollit të verës, pjesëmarrëse do të jenë 18 shtete nga e gjithë bota: ShBA-të, Franca, Gjermani, Zvicra, Italia, Austria, Bahrain, Puerto Riko, Lituania, Mali i Zi, Latvia, Spanja, Polonia, Portugalia, Hungaria, Izraeli, Rumania dhe Kosova.
Garat do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në dy konkurrenca; edicioni i tretë për meshkuj dhe edicioni i dytë për femra.
Në hapje do të jetë i pranishëm grupi Dunkin Devils, akrobatë me famë botërore dhe përvojë edhe në NBA.
Për katër ditë kjo ngjarje do të sjell ndeshje të veçanta basketbolli 3×3 e talentë të jashtëzakonshëm.
FIBA 3×3 Challenger mbështetet nga Ministria e Sportit.