Më 17 shkurt organizohet Turneu i Boksit “Pavarësia”

Më 17 shkurt organizohet Turneu i Boksit “Pavarësia”

Përmes një njoftimi për medie Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë me dije se do të vazhdojë edhe këtë vit organizimin e Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Pavarësia”.

FboxK-ja do ta organizojë këtë turne për të 16-n herë me radhë. Pjesëmarrëse të këtij turneu, krahas Kosovës, do të jenë edhe shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Turneu do të zhvillohet më 17 shkurt me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Peshimi i boksierëve do të bëhet nga ora 08-09.

Ndërsa gjyqtarë do të jenë Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Filip Nue. Delegat do të jetë Sylejman Voca, kurse mjek kujdestar Artan Lushaj.

Share This