Me 17 dhjetor takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Me 17 dhjetor takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Takimi i radhës i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve do mbahet më 17 dhjetor, ka konfirmuar zëdhënësja e Bashkimit Evropian Anitta Hipper.

“Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka deklaruar Hipper.

Do jetë ky takimi i fundit për këtë vit i kryenegociatorëve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin. Gjithashtu do jetë ky ndër takimet e fundit që do i organizoj emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak, meqë mandate atij i skadon në fund të muajit janar.

Akoma nuk është e qartë kush do e trashëgoj Lajçakun dhe nëse BE do ketë emisar tjetër për dialog.

Gjithçka do varet nga qasja e shefes së re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas e cila mori postin më 1 dhjetor dhe do menaxhoj edhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, raporton rtk.

Share This