McManaman: Reali nuk është në nivelin e anglezëve

McManaman: Reali nuk është në nivelin e anglezëve

Katër vite plot kënaqësi dhe trofe te Real Madrid, dy sezone më pak pozitive te Manchester City.

Kush mund të flasë më mirë se Steve McManaman për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League që do të luhet nesër në Etihad: “Tani me të vërtetë fillon Champions. Kjo është pjesa e kompeticionit në të cilën vetëm skuadrat më të mira mbeten”, ka thënë ish-mesfushori anglez.

Finalja e nesërme do të jetë e hershme, e bërë edhe më interesante nga barazimi 3-3 në ndeshjen e parë: “Real Madrid duhet të shënojë në Etihad për t’u kualifikuar. Fillojmë nga 3-3, kështu që Manchester City është skuadra kampione në fuqi, skuadra më e mirë dhe tani janë kthyer në krye të Premier”.

“Real Madrid do të jetë më i fortë vitin e ardhshëm, por tani nuk janë në nivelin e City-t. Dy vjet më parë ata shënuan katër gola kundër Real Madridit dhe gjithashtu vitin e kaluar. Mendoj se do të jetë e vështirë për Realin, nëse shikojmë dy skuadrat dhe çfarë ndodhi. Nuk është çudi që Pep vazhdon të luftojë për këto trofe”.

Share This