McKennie zbulon të ardhmen
Amerikani i Juventusit, Weston McKennie, ka folur për të ardhmen e tij.
McKennie me torinezët ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshme, megjithatë, ditëve të fundit është folur se reprezentuesi i Amerikës, gjatë kësaj verë, mund të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’.
McKennie thotë se është duke negociuar me krerët e Juvës. Ai dëshiron të rinovojë kontratën me skuadrën italiane.
“Kam edhe një vit kontratë. Jam duke folur me drejtorin e klubit. Synimi im është të qëndroj në Juventus”, ka thënë McKennie për ‘Dazn’, raporton RTKLive.
Ndryshe, siç raportohet, lojtari është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane.