Mbyllja e Postës së Serbisë në veri, Stano: Mund të çojë në tensione të reja – po shohim shumë veprime të njëanshme nga Qeveria Kurti
Mbyllja e Postës së Serbisë në veri, Stano: Mund të çojë në tensione të reja – po shohim shumë veprime të njëanshme nga Qeveria Kurti
Të hënën në veriun e Kosovës janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.
Arsyeja e mbylljes së këtyre objekteve u tha se kjo postë kishte operuar pa licencë.
Lidhur me këtë aksion të policisë ka folur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Stano në konferencë për media tha se ky veprim në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi.
Stano tha se veprime të tilla mund të çojnë deri tek tensionet e reja mes dyja vendeve, njofton Klankosova.tv
Ai theksoi se po shohin më shumë veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“E konsiderojmë si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i listuam në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Kosova e Serbia, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikim, ku thuhet se shërbimet postare do të diskutoheshin në faza të mëvonme. Që nënkupton se kishte dialog të përfshirë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Për fat të keq, ajo që bëri qeveria e Kosovës dhe autoritetet atje gjatë ditës së djeshme, ishte absolutisht e pa koordinuar dhe do të ketë pasoja negative për njerëzit në veri të Kosovës, dhe është një shkelje e marrëveshjes së dialogut, për çka edhe lëshuam edhe deklaratën dhe ishim shumë të qartë. Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit”, ka vijuar Stano.
“Por, të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo çon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, deklaroi ai.