Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria po mundët në ‘Wembley’

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria po mundët në ‘Wembley’

Pjesa e parë mes Anglisë dhe Shqipërisë është mbyllur me epërsinë e skuadrës angleze prej 1-0.

‘Tre Luanët’ dhe kuqezinjtë po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës, në sfidën e parë  të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Ashtu edhe siç pritej Anglia ishte ekip dominues në pjesëlojën e parë, duke kontrolluar lojën mjaft mirë dhe duke krijuar disa raste të mira për gol.

  1. Lewis-Skelly (20’) zhbllokojë ndeshje pas asistimit të Jude Bellingham.

Skuadra e Thomas Tuchel pati mundësinë që të shënojë edhe golin e dytë në finish të kësaj pjesëlojë përmes Harry Kane, i cili në dy raste u shfaq i rrezikshëm, megjithatë, Strakosha intervenoi mjaft mirë duke shpëtuar portën e tij.

Share This