Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë
Është mbyllur pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Polonisë, me epërsinë minimal të Kombëtares shqiptare prej 1-0.
Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho golin e avantazhit e gjetën përmes Jasir Asanit (37’), i cili shënoi një supergol duke ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.
Edhe polakët në pjesën e parë gjetën golin, por ishte VAR-i që anuloi golin skuadrës mysafire, kështu që skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Shqipërisë prej 1-0.
Pas pak nis pjesa e dytë.