Mbyllet pjesa e parë, Norvegjia në avantazh ndaj Kosovës
Pjesa e parë mes Norvegjisë dhe Kosovës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës nikoqire prej 1-0.
Norvegjezët dhe Dardanët po luajnë në Oslo në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Ishte ylli norvegjezë Erling Haaland (16’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 1-0.
Dardanët në finish të pjesës së parë u shfaqen të rrezikshme para portës së Norvegjisë duke e kërkuar golin e barazimit.
Albion Rrahmani pati rastin më të mirë, por për fat të norvegjezëve topi nuk shkojë në rrjetë.
Pas pak nis pjesa e dytë.