Mbyllet pjesa e parë, Ballkani 45-minuta larg kualifikimit

Mbyllet pjesa e parë, Ballkani 45-minuta larg kualifikimit

Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit, sfidë kjo që po luhet në ‘Victoria” të Gjibraltarit.

Lincoln Red Imps dhe Ballkani po përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës, në pjesën e parë u shfaq ekip më i rrezikshëm se skuadra nikoqire, duke krijuar disa raste të mira përmes Gripshit, Berishës, Kryeziu dhe Korenicës.

Skuadrën e Ilir Dajës vetëm 45-minuta e ndajnë nga kualifikimi në fazën e play-off-it pasi Ballkani ka avantazhin prej 2-0, të arritur në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

Share This