Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, Feronikeli 74 po e mposht Ballkanin

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, Feronikeli 74 po e mposht Ballkanin

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Befasia e pjesëve të para pa dyshim është epërsia e Feronikelit 74 ndaj Ballkanit.

Ballkani është duke pësuar 1:2 me Feronikelin 74 në Suharekë, shkruan Express.

Skuadra e drejtuar nga Shefki Kuqi kaloi në epërsi fillimisht për t’u barazuar rezultati më pas.

Krejt në minutat shtesë të pjesës së parë, Feronikeli 74 arriti ta rikthente epërsinë.

Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e duelit mes Gjilanit dhe Prishtinës dhe pjesa e parë e duelit Liria-Drita.

Share This