Mbyllen pjesët e para/ Milan vulos kualifikimin, West Ham përmbys Freiburg
Milan e mbylli në avantazhin e dy golave pjesën e parë ndaj Slavia Pragës në Çeki (0-3).
Kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Pulisic në minutën e 34 ndërsa dy minuta më vonë shënoi edhe Loftus-Cheek.
Në minutën e gjashtë shtesë, Leao shënoi edhe golin e tretë, një perlë e vërtetë nga portugezi.
Vendasit luajnë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq Holes në minutën e 20, teksa italianët janë shumë pranë biletës së çerekfinaleve duke kujtuar se edhe në takimin e parë fituan me rezultatin 4-2, shkruan SS.
Në ndeshjen tjetër, West Ham e mbylli pjesën e parë në avantazhin e dy golave ndaj Freiburg. Për anglezët shënoi Paqueta dhe Boëen, teksa për momentin, vendasit përmbysin disfatën 1-0 të ndeshjes së parë në Gjermani.