Mbyllen ndeshjet e Superligës, kështu duket tabela

Mbyllen ndeshjet e Superligës, kështu duket tabela

Tashmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 19-të të elitës së futbollit tonë, të parat në stinorin pranveror.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani e nis me fitore mbrojtjen e titullit duke mundur në udhëtim Lirinë (0-3). Suharekasit kryesojnë tabelën me 43 pikë, gjashtë më shumë së ndjekësi Llapi.

Prishtina me fitoren kundër Feronikelit 74’ (2-0), ngjitët në vendin e katërt me 29 pikë, aq sa ka edhe Malisheva që sot u mund në udhëtim te Dukagjini (2-1). Këta të fundit ndodhen në mesin e tabelës me 26 pikë.

Ndërkaq, Feronikeli, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria mbesin në zonën e rrezikshme.

Kjo është tabela e Superligës pas javës së 19-të:

 

Share This