Mbrojtja kërkon veçimin e procedurës për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mbrojtja kërkon veçimin e procedurës për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Avokatja e ish-presidentit Hashim Thaçit ka kërkuar veçimin e procedurës për klientin e saj në rastin kundër administrimit të drejtësisë derisa të përfundojë procesi tjetër gjyqësor, ku ai akuzohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte.

Kërkesa e parashtruar nga mbrojtja, është dorëzuar më 7 maj 2025, ku është thënë se rasti i Thaçit për krime lufte është në një fazë vendimtare, por edhe intensive për mbrojtjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sophie Menegon ka thënë se edhe pse dëshmitari i fundit në këtë rast ka dëshmuar më 27 mars 2025 dhe paraqitjen e provave Prokuroria e ka mbyllur më 15 prill, ritmi i punës për mbrojtjen nuk është zbutur për shkak se tani është në përgatitjen e mocionit për rrëzimin e akuzave.

Sipas avokates, në rast që mocioni është i pasuksesshëm, atëherë periudha pasuese në këtë rast do të përfshijë rastin e viktimave e më pas edhe të mbrojtjes. Veç kësaj, ajo ka theksuar se mbrojtja është duke bërë hetime për të paraqitur çështjen e saj, e që këto hetime kërkojnë kohë dhe përfshirje aktive të Thaçit.

Share This