Mbrojtësi anglez në ‘radarin’ e kampionëve të Italisë

Mbrojtësi anglez në ‘radarin’ e kampionëve të Italisë

Klubi italian, Napoli raportohet se është duke e vëzhguar mbrojtësin e Tottenhamit, Eric Dier.

“Napolitanët” sipas medieve italiane, synojnë që gjatë afatit kalimtar të janarit të blejë një mbrojtës në mënyrë që të forcojnë repartin e mbrojtjes për pjesën e dytë të garave.

Dier thuhet se është në ‘radarin’, kampionëve në fuqi të Italisë.

Reprezentuesi anglez në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me “Spurs”, dhe e ardhmja e tij, siç raportohet, do të jetë larg Londrës.

Napoli mësohet se është i interesuar edhe për të riun e Arsenalit, Jakob Kiëior.

Ish-ylli i Spezias mund të huazohet në një klub qysh muajin e ardhshëm.

Share This