“Mbretërit” startojnë furishëm, mposhtin Bilbaon

“Mbretërit” startojnë furishëm, mposhtin Bilbaon

Real Madridi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në La Ligë.

“Mbretërit” mposhtën në udhëtim Athletic Bilbaon, me rezultat 0-2, të shtunën në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit spanjoll.

Të besuarit e Carlo Ancelottit, shfaqen lojë mjaft të mirë në udhëtim tek baskët, derisa Rodrygo (28’) dhe Bellingham (36’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Los Blancos’, ky i fundit debutoi me gol tek skuadra madrilene.

Ky është trepikëshi i parë i Real Madridit këtë edicion të garave, dhe duket se skuadra ‘merenguese’ është e përgatitur mjaft mirë për sfidat e radhës në garën për kreun e tabelës.

Share This