Mbi 6.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 7 muaj
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti shënoi rritje me 2.7 %, krahasuar me korrikun e viti 2023, duke arritur në 1 818 378.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, mbi lëvizjet e shtetasve rezulton se gjatë muajit korrik të këtij viti të kenë hyrë në territorin tonë 2 624 207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Në total, janë 10.7 milionë shtetas që kanë kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-korrik, ndër ta, të huaj janë regjistruar 6.3 milionë, të cilët kanë deklaruar se arsyeja e vizitës në Shqipëri është për pushime.
Në krahasim me periudhën janar-korrik të një viti më parë numrii shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri shënroi rritje me 23.2 %.
Referuar raportit, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti europian, ndjekur nga Europa Qendrore/Lindore me 10 %.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Ky tregues ka shënuar një rritje me 3.7 %, krahasuar me korrikun e 2023-shit.
Rritje të ndjeshme në muajin korrik kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50.9 %. /atsh/