Mbi 250 mijë besimtarë i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut, Ati i Shenjtë dërgohet në banesën e fundit

Mbi 250 mijë besimtarë i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut, Ati i Shenjtë dërgohet në banesën e fundit

Mbi 250 mijë besimtarë e udhëheqës botërorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut në një atmosferë emocionale në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Funerali u mbajt sipas dëshirës së Papa Françeskut, i cili donte që “shërbimi funeral të ishte i një bariu dhe një dishepull i Zotit, jo i një prej të fuqishmëve të tokës”.

Kardinali Giovanni Battista Re, i cili drejtoi ceremoninë mortore, përmendi rrugën që zgjodhi Papa Françesku ndërsa ishte në krye të Kishës Katolike Romake, si dhe gjurmët që ai la. Ai kujtoi edhe thirrjen e vazhdueshme të Papa Fraçeskut “Të ndërtojmë ura dhe jo mure.

Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një rrugë vetëflijimi deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore. Me lutjet tona, ne tani ia besojmë shpirtin e Papës tonë të dashur Zotit, në mënyrë që ai t’i japë atij lumturi të përjetshme në vështrimin e ndritshëm dhe të lavdishëm të dashurisë së tij të pafundme“, tha Kardinali Re, ndër të tjera, në homilinë në funeralin e Papës së ndjerë.

Pas ceremonisë mortore, trupi i pajetë i Papa Françeskut u përcoll për në banesën e fundit. Arkivoli i tij kaloi nëpër qendrën historike të Romës përpara se të dërgohej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe të Romës, vendi i fundit i prehjes që kërkoi Papa Françesku. Kjo është hera e parë që një papë varroset jashtë Vatikanit që nga viti 1903.

Në Shën Pjetrin ishin të pranishëm dymbëdhjetë mbretër dhe 52 presidentë, 23 krerë qeverishë dhe delegacione nga 166 vende.

Share This