Mbi 200 të vdekur pas stuhive në Spanjë
Të paktën 205 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që shkatërruan juglindjen e Spanjës këtë javë, sipas një raporti të ri të përkohshëm nga shërbimet e urgjencës.
“Aktualisht dhe përkohësisht, numri i viktimave është 202 persona vetëm për rajonin e Valencias”, sipas një njoftimi për shtyp nga shërbimet e urgjencës të këtij rajoni, deri tani më i prekuri nga tragjedia.
Dy vdekje të tjera ndodhën gjithashtu në rajonin fqinj Castile-La Mancha dhe një në Andaluzi, ndërsa dhjetëra njerëz, numri i të cilëve nuk dihet, janë ende të zhdukur.