Mbi 2 mijë e 100 gjoba dhe 65 aksidente trafiku vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Mbi 2 mijë e 100 gjoba dhe 65 aksidente trafiku vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë.

E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se mbi 2 mijë e 100 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 65 aksidente, 24 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 41 vetëm me dëme materiale.

Share This