Mbetet e paqartë nëse ndeshja vazhdon, pavarësisht bisedave
Mbetet e paqartë nëse do të vazhdojë ndeshja e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.
Brenda në dhomat e zhveshjes po diskutohet mes përfaqësuesve të të dy skuadrave për gjetjen e mënyrës për vazhdimin e ndeshjes, ka treguar një zyrtar i Kosovës për “rtklive”.
Thirrjet e tifozërisë rumune “Kosova është Serbi” kanë bërë që ndeshja të ndërpritet dhe që gjyqtari të udhëzojë futjen e futbollistëve në zhveshtore pas vetëm rreth njëzet minutave në fushë.
Krerët e federatës rumune të futbollit janë parë tek kanë biseduar me tifozët për ta qetësuar situatën.