Mbappe zyrtarizon “lamtumirën” e tij

Mbappe zyrtarizon “lamtumirën” e tij

Kylian Mbappe e ka informuar Paris SG-në për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit, raporton rrjeti prestigjioz “EuroSport”, duke iu referuar disa burimeve.

Kontrata e 25-vjeçarit përfundon në verë dhe ai është përfolur shumë për një kalim tek gjigandja e La Ligës spanjolle, Reali i Madridit.

Mbappe ka fituar 5 tituj të kampionit të Francës me gjiganden pariziene, duke shënuar 243 gola në 290 ndeshje, që kur u largua nga Monako për në kryeqytet në shtator të 2017-ës.

Kontrata e Mbappe-s me kampionen në fuqi të Ligës 1 skadon pas 30 qershorit dhe 25-vjeçari është përfolur prej kohësh për kalimin tek Reali i Madridit.

Sipas medias sportive, “The Athletic”, Mbappe thashme e ka informuar klubin për vendimin e tij, ndonëse ende nuk zgjidhur disa prej çështjeve që lidhen me largimin e tij.

Mediat franceze raportojnë se Viktor Osimhen, Rafael Leao dhe Kviça Kvaratskhelia janë në listën paraprake të Paris SG-së për ta zëvendësuar Mbappen.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Mbappe e udhëhoqi të mërkurën Paris SG-në drejt një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Real Sociedadit, në takimin e para të turit të 16-shes së Ligës së Kampioneve.

Share This