Mbappe vjen me deklarate interesante pas kualifikimit të PSG-së në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve
Kylian Mbappe thotë se janë të lumtur që siguruan kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa mohoi spekulimet për probleme me trajnerin Luis Enrique.
Francezi shkëlqeu me dy gola në fitoren ndaj Sociedadit, ku edhe mori çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Për “Canal+”, Mbappe deklaroi se qëllimi ishte ta siguronim kualifikimin dhe PSG e arriti me sukses.
“Jemi të lumtur, ky ishte qëllimi. Donim të kualifikoheshim, por gjithashtu të fitonim, ta bënim lojën më të qetë. Prandaj e kishim një plan dhe kjo ishte e qartë. Ishim në gjendje të shënonim shpejtë. Ishte pak vështirë në fund, por nuk është diçka që do të ketë vëmendje”.
“E dinim menjëherë se nuk mund të pushonim. 2:0, është më normal. Nëse do të shënonin të parët, atëherë do të na bënin presion edhe përmes tifozëve. Prandaj duhet t’ua mbyllnim shpresat dhe këtë e bëmë”.
Ndërkohë, Mbappe i mohoi spekulimet për prishjen e raporteve me trajnerin Luis Enrique, me këtë të fundit që e kishte zëvendësuar disa ndeshje radhazi në Ligue 1.
“Nuk kam ndonjë mesazh. Është vetëm se dua të luaj në Ligën e Kampionëve. Gjithmonë tentoj të përformoj, disa herë kam sukses e disa herë jo. Por, asnjëherë s’do të jem lojtar që e fsheh vetën”.
“Lidhja me Enrique? Shumë e mirë. Nuk kam problem, edhe pse njerëzit mendojnë se është problem. Kam shumë probleme, por trajneri nuk është një nga këta”.