Mbappe ul pretendimet, ja sa do të fitojë francezi te Reali
Largimi nga Paris Saint-Germain nuk do të jetë çështje parash.
Kylian Mbappe është gati të nisë një fazë të re të karrierës së tij duke pranuar të fitojë shuma më të ulëta se ato që merr aktualisht në kryeqytetin francez, ndonëse padyshim që flasim për një pagë të frikshme.
Sipas “AS”, sulmuesi kërkon të paktën 50 milionë euro bruto në vit me një bonus nënshkrimi prej 120 milionë eurosh, të cilave duhet t’i shtohen bonuse të ndryshme.
Paga e marrë aktualisht nga Mbappe, pas rinovimit në maj 2022, është 72 milionë euro bruto, të cilave ai i kishte shtuar një bonus prej 130 milionë eurosh për nënshkrimin e rinovimit dhe shtimin e bonuseve për çdo vit qëndrimi në Paris. 70 milionë euro për vitin e parë, 80 për të dytën dhe në fund 90 nëse do të kishte respektuar klauzolën e rinovimit të njëanshëm deri në vitin 2025.
Ish-lojtari i Monacos ka bërë një marrëveshje me Al Khelaifi, në të cilën ai merr përsipër t’ia zbulojë presidentit vendimin e tij para kujtdo tjetër.
PSG mbetet e heshtur tani për tani dhe pret vendimin e golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, duke shpresuar se do të vijë para majit, për të planifikuar më mirë sezonin e ardhshëm.
Është e qartë, megjithatë, se parisienët janë skuadra e vetme e aftë për të përmirësuar pretendimet ekonomike të Mbappe, por ata nuk do të negociojnë shifra mbi ato të rënë dakord në maj të dy viteve më parë. Paga do të mbetet rreth 72 milionë euro.