Mbappe thyen City-n, kualifikohen Real dhe PSG

Mbappe thyen City-n, kualifikohen Real dhe PSG

Real Madridi është treguar skuadër shumë e fortë edhe në ndeshjen kthyese të fazës së Play-Off-it kundër Man Cityt duke triumfuar me rezultat 3-1, të mërkurën mbrëma në ‘Bernabeu’.

‘Los Blancos’ me rezultatin e përgjithshëm prej 6-3, kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët edhe në duelin kthyes ishin ekip dominues ndaj Cityt, duke e kontrolluar lojën më mirë në terren dhe duke shënuar tre gola.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi hat-trik në minutën e 4-të, 33-të dhe 61-të, derisa golin e vetëm për skuadrën e Pep Guardiolës e realizoi Gonzalez në minutën e 90+2.

Përfundimisht Real Madrid kalon në rrethin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian, ndërsa City këtu e mbyll aventurën në Champions këtë sezon të garave.

Kualifikimin në rundin tjetër të garave e ka siguruar edhe PSG e cila edhe në duelin kthyese mundi Brest.

Parisienët e deklasuan Brest, me rezultat 7-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 10-0, kualifikohet PSG.Barcola (20’), Kvarstkheli (39’), Vitinha (59’), Doue (64’), Mendes (69’), Ramos (76’) dhe Mayulu (86’), shënuan për fitoren e thellë të PSG-së.

Share This