Mbappe, rinovimi me PSG-në ose e ardhmja tek Reali, ka një datë
Kylian Mbappé dhe një e ardhme ende për t’u shkruar. E tashmja me fanellën e Paris Saint-Germain dhe transferimi i mundshëm te Real Madridi, i pritur prej vitesh nga Florentino Perez dhe tifozët Blancos.
Këtë herë, strategjia duket e qartë: kampioni i kombëtares së Deschamps do të komunikojë vendimin për të ardhmen e tij në prag të 16-shes së Ligës së Kampionëve, kur të besuarit e Luis Enrique do të thirren për të sfiduar Real Sociedad.
PSG-ja e Luis Enrique-s nuk do të luajë një rol kryesor gjatë afatit kalimtar të janarit, por do të presë me ankth vendimin e Kylian Mbappé, një fenomen i lindur në ’98-ën, i cili tashmë ka shkruar faqe historie në Ligue 1 dhe në kombëtaren franceze.
Sipas asaj që raportohet nga L’Equipe, Mbappé do të shkrijë rezervat e tij për të ardhmen përpara 16-shes së Ligës së Kampionëve, duke i treguar shtypit se çfarë dëshiron të bëjë duke filluar nga korriku 2024.
Në këtë pikë, është e arsyeshme të pritet një zyrtarizim nga ylli francez midis 14 shkurtit dhe 5 marsit, data në të cilat do të zhvillohet raundi i parë i fazës së eliminimit direkt të kompeticionit më të rëndësishëm continental në nivel klubesh.
Kylian Mbappé vazhdon të prodhojë shifra rekord me ngjyrat e PSG-së. 18 gola në 16 ndeshje të ligës, kombinuar me tre të shënuar në fazën e grupeve të Champions dhe golin e 2-0 në finalen e Superkupës së Francës kundër Toulouse.
Real Madridi është në pritje të lajmeve nga rrethi i lojtarit, i cili ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Së bashku me Bellinghamin, ai mbetet lojtari me vlerën më të lartë në treg.