“Mbappé? Qëndron te PSG. Klubi sapo ka nënshkruar me dy nga miqtë e tij

“Mbappé? Qëndron te PSG. Klubi sapo ka nënshkruar me dy nga miqtë e tij

Për Luis Fernandez, ish-lojtar i përfaqësueses franceze dhe një person shumë i afërt me PSG-në, “Mbappé do të qëndrojë në Paris”.

Nuk është një njoftim, por një konsideratë, një mendim personal, por i motivuar nga disa të dhëna që Fernandez ka identifikuar gjatë muajve të fundit:

“Unë mendoj kështu pasi dëgjova fjalët e presidentit të PSG-së ose të vetë Mbappès.

Dhe pastaj unë kam dijeni që PSG dëshiron të vazhdojë të investojë duke filluar nga më të mirët”.

Fernandez shtoi: “Gjithashtu, kanë mbërritur Kolo Muani dhe Dembelè, të cilët janë miq të Mbappe-s, të cilët ai i donte në anën e tij”. Këto janë deklaratat e tij të bëra në ‘Football Shoë’ të transmetuar në beIN SPORTS.

Kampioni francez është në skadencë të kontratës dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur për Real Madridin.

Nga 1 janari, për ata që skadon në qershor, tashmë mund të arrihet një marrëveshje, por për momentin nuk ka zhvillime në këtë drejtim.

Share This