Mbappé paralajmëron Barçën: Jam gati

Mbappé paralajmëron Barçën: Jam gati

Në mesjavë rikthehet Champions League me ndeshjet e para çerekfinale dhe të mërkurën në mbrëmje do të jetë radha e PSG-së dhe Barcelonës.

Hera e fundit që dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën ishte 1/16 e sezonit 2020/2021: në Camp Nou përfundoi 1-4 në favor të miqve me një hat-trick të shënuar nga Kylian Mbappé.

Dhe fenomeni transalpin nuk frenon: “Jam gati dhe si gjithmonë nuk fshihem”, tha Mbappé pak ditë para ndeshjes.

“Si çdo vit, ne hyjmë në periudhën vendimtare të sezonit. Deri në fund të prillit, ne tashmë do të mund të kemi elementë për të ditur se çfarë lloj sezoni kemi zhvilluar”.

Share This