Mbappe nuk mjafton për PSG-në, Nice turpëron PSG-n midis Parisit

Mbappe nuk mjafton për PSG-në, Nice turpëron PSG-n midis Parisit

Kylian Mbappe nuk mjafton për PSG-në. Pavarësisht se një prej sulmuesve më të mirë në botë realizoi dygolësh, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë sezonale të kampionëve në fuqi të Francës.

PSG u mposht 2-3 nga Nice në “Parc des Princes”, ku spikati Moffi gjithashtu me dygolësh.

Golin e parë Moffi e realizoi në minutën e 21-të, me Mbappenë që u kundërpërgjigj në të 29-tën, pas asistit të Hakimit.

Pjesa e dytë nis keq për PSG-në, me Laborde që ktheu epërsinë për miqtë, për të ardhur më pas te goli i dytë personal i Moffi për rezultatin e përkohshëm 1-3.

Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, rihapi ndeshjen Mbappe, por Nice ia doli të shmangte një tjetër gol në minutat shtesë, duke marrë një fitore të madhe në Paris.

Share This