Mbappe: Nuk e mbyll karrieren pa luajtur për Milanin
Një ditë më parë nëna e Kylian Mbappe-s, Fayza, e zbuloi se djali i saj ishte një tifoz i “çmendur” i klubit italian, AC Milan.
“Djali im ishte tifoz i “çmendur” i Milanit. Kur humbisnin, ai mund të përplaste telekomandën dhe mund të thoshte fjalë të pista”, ka deklaruar nëna e asit të PSG-së.
Ndërkohë, edhe vet ylli francez e ka pranuar se është tifozë i skuadrës “Rossonere” qysh nga fëmijëria.
Madje, ai thotë se një ditë do të luajë për gjigantin italian.
“Jam tifoz i madh i Milanit që nga fëmijërija. Nuk e mbyll karrieren pa luajtur njëherë për Milanin”, ka thënë Mbappe.
Ylli i PSG-së, prej kohësh është duke u kërkuar nga Real Madridi, dhe siç raportohet, Mbappe verën që vjen do t’i bashkohet klubi të famshëm spanjoll.