Mbappe “injoron” Real Madridin

Mbappe “injoron” Real Madridin

Vazhdon telenovela përsa i përket të ardhmes së Mbappe-s.

Me kalimin e ditëve, shkurtohet edhe më shumë koha që Kylian të vazhdojë të jetë lojtar i PSG-së.

Situata e njohur deri më tani, tregoi se Reali i Madridit i kishte vendosur një kusht lojtarit, për të larguar edhe pretendimet që mund të vinin nga Premier Liga.

Por megjithatë nga Anglia vjen një skenar tjetër. Sipas “The Times”, lojtari nuk ndihet i presionuar nga parakontrata që Reali i Madridit i ka kërkuar të nënshkruajë brenda muajit janar.

Madje francezi po kërkon alternativa të tjera. Mbappe ka ndër prioritetet e tij aktuale t’i bashkohet një klubi në Premier Ligë si lojtar i lirë në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Në skenë del kërkuesi kryesor, Liverpooli i trajneri Jurgen Klop, klub për të cilin ylli francez ka deklaruar se është admirues i tij.

Megjithatë e ardhmja e Mbappe-s mbetet e pazgjidhur në aspektet ‘zyrtare’.

Deri tani sulmuesi francez e ka siguruar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, se ai vërtet nuk ka nënshkruar për një klub tjetër, por nuk ka arritur ende në ndonjë përfundim se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Share This