Kylian Mbappé largohet nga Paris Saint-Germain si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, me 256 gola të shënuar në 308 paraqitje, plus 95 asistime për gjithsej 351 pjesëmarrje në gola, një në çdo 78 minuta.
Numra befasues.
Dhe largohet edhe me një trofe, Kupën e Francës, të fituar dje duke mundur Olympique Lyon në finale. Kampioni francez foli më pas në zonën e përzier, duke shpenzuar fjalë të ëmbla për atë që tani është klubi i tij i vjetër:
“Gjëja më e rëndësishme ishte të përfundonim mirë këtu, çfarëdo që të ndodhte. E rëndësishme ishte t’i jepnim lamtumirën e plotë klubit, t’i jepnim trofeun e fundit, ndjesitë e fundit të mira, emocionet e fundit të mira. Kështu ndodhi. Unë jam shumë i lumtur. I rekomandoj të gjithëve të luajnë për PSG-në dhe jam i sigurt se do të jenë magjike, por nuk do ta rijetoj atë që kam përjetuar. /rtsh/