Mbappe drejt Realit, largimi i francezit i hap rrugën PSG-së për të transferuar Osimhen

Mbappe drejt Realit, largimi i francezit i hap rrugën PSG-së për të transferuar Osimhen

“Le Parisien” theu rrjetin duke deklaruar se Mbappe ka vendosur përfundimisht të transferohet te Real Madrid dhe se klubi spanjoll ka nisur punën për të bërë gati kontratën e madhe për sulmuesin francez.

Me largimin e Mbappes, gjuetia për një zëvendësues ka filluar te klubi i PSG-së.

Sipas “Telegraph”, një nga emrat më të nxehtë është ai i Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian do të largohet nga Napoli në verë dhe PSG duket se do të jetë destinacioni më i mundshëm i tij.

Share This