“Mbappe do të nënshkruajë me Realin, kemi parë dokumentet zyrtare”

“Mbappe do të nënshkruajë me Realin, kemi parë dokumentet zyrtare”

Mediat e lidhura me klubin parizien vazhdojnë të këmbëngulin në të njëjtën ide që ata mbrojnë që nga mesi i qershorit kur publikuan ekskluzivitetin që i çmendi të gjithë: Kylian Mbappe do të luajë për Real Madridin.

Ishte një natë plot me zbulime nga gazetarët e komunitetit të PSG-së, të cilët janë absolutisht të bindur për atë që thonë dhe që sigurojnë se nuk u intereson vetoja që u ka vendosur klubi.

Është i tillë besimi që Mbappe do të luajë me Los Blancos këtë vit, saqë kanë guxuar të pohojnë se kanë parë dokumentet zyrtare që vërtetojnë se transferimi do të bëhet këtë verë.

“Ne kemi parë dokumente zyrtare për nënshkrimin e Kylian Mbappe te Real Madrid”, shpjeguan ata në transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë në Twitter.

Share This