Mbappe dhe e ardhmja e tij
Destinacionet e mundshme se ku mund të shkojë Mbappé, në sezonin e ardhshëm ndryshojnë nga dita në ditë.
Harta është zgjeruar, nga Spanja në Angli. Përveç realit të Madridit, në Angli interesohen për të edhe Manchester City e Liverpooli.
Kylian Mbappé ka përfunduar në qendër të një telenovele të vërtetë. Sulmuesi francez ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga PSG në fund të sezonit, por destinacioni i tij në verë nuk është ende i sigurt.
Nga Spanja kanë mbërritur thashethemet për një qasje gjithnjë e më konkrete nga Real Madridi pas avancimeve të dy viteve të fundit. Kësaj radhe mund të ndodh mbyllja e rrethit, por merkato ka qenë gjithmonë e paparashikueshme. E për të shtuar më shumë dyshimet rreth destinacionit të sulmuesit francez, mendon Cadena Ser.
Gazeta spanjolle nënvizon se në skenë është shfaqur edhe interesimi i Cityt të Guardiolës. Sipas saj, menaxherët e Mbappes kanë qenë në kontakt me Realin por edhe me Mançesterin.
“Sipas burimeve jozyrtare, menaxheri i Mbappes ka kontaktuar të dy klubet. Një nga tre përfaqësuesit e tij ishte në qytetin e Mançesterit të hënën e kaluar dhe u takua me disa anëtarë të Manchester Cityt përpara ndeshjes së Champions League”, shkruan gazeta spanjolle.
Prandaj telenovela është zgjeruar dhe në seritë e saj do të përfshihen më shumë skuadra.
E ardhmja e Mbappe-s po flitet në të gjitha gjerësitë nga Spanja dhe Anglia, sepse ka pasur zëra për një interesim nga Liverpool muajt e fundit.
Por Konate, bashkëlojtar në kombëtare me sulmuesin e PSG-së, iu përgjigj kështu kësaj pyetjeje duke qeshur.
“Sinqerisht mendoni vërtet se ai do të vijë këtu? Të gjithë e dimë se ku do të shkojë. Pra, jo, as që mendojmë për të në ekipin e Liverpoolit”.