Mbappe, darkë lamtumire, i ftuar edhe Macron
Pranë Teatrit Champs-Élyse’es, me një tarracë panoramike me një pamje mahnitëse të Kullës Eifel, Kylian Mbappe’ feston lamtumirën e tij në Paris këtë mbrëmje me 250 të ftuar, përfshirë Emmanuel Macron.
Sulmuesi francez, me destinacion Real Madridin, do të rrethohet mbrëmjen e sotme nga VIP-a të futbollit, argëtimit dhe politikës në restorantin italian “Gigi” në një nga rrugët më elegante të Parisit, Avenue Montaigne.
Mes arredimit të brendshëm të restorantit, frymëzuar nga pallatet e Venecias, kolonat dhe mermerët e çmuar italianë, Mbappe’ po përgatitet për transferimin në oborrin e Carlo Ancelotti në një ambient luksoz, një nga restorantet e preferuara të yjeve, i cili për këtë rast është totalisht i privatizuar per eventin. /rtsh/