Mbappe çuditet kur merr vesh sa trofe ka Modrić me Realin
Këtë javë në Doha të Katarit, lojtarët e Real Madridit fituan titullin kampion bote, pasi mposhtën Pachucan e Meksikës në finalen e Kupës Ndërkontinentale.
Në finale rezultati ishte 3-0 në favor të skuadrës mbretërore dhe pak ditë pas ndeshjes, një regjistrim interesant nga dhoma e zhveshjes u publikua nga vetë Real Madridi.
Kylian Mbappe, golashënuesi i njërit prej golave të ndeshjes, iu afrua Luka Modric dhe në atë moment mësoi se ishte trofeu i 28-të i kroatit në fanellën e Real Madridit, gjë që padyshim e befasoi.
“Ai ka 28 trofe. Kjo është më shumë se vitet e mija”, ka thënë 26-vjeçari Mbappe i buzëqeshur.
Numri prej 28 trofesh të fituar i referohet vetëm karrierës së Modricit te Reali, ndërsa më parë ai ka fituar edhe tre tituj kampion në Kroaci me Dinamo Zagrebin dhe dy Kupa të Kroacisë dhe një Superkupë. Kjo do të thotë se janë gjithsej 34 trofe.
Në ndeshjen kundër Pachucas, Mbappe ishte shënuesi i golit të parë për Los Blancos, dhe dy të tjerët u shënuan e Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior, shkruan Express.
Për francezin, trofeu i fundit me Realin ishte i 20-ti jubilar në karrierën e tij.